Procesi drejt fundit, pa u numëruar votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta

Me afrimin e fundit të procesit të numërimit të votave, rezulton që Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 23, LDK-ja 14 dhe AAK-ja 6. Pa u numëruar mbesin edhe votat me postë nga pak më shumë se 20 mijë pako, ndërsa numërimi i atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta është në fazën finale.

Vetëm edhe grupi i dytë dhe i tretë i pakove të votave me postë po presin nisjen e numërimit, para mbylljes së procesit në tërësi.

Më 2 Janar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërhoqi gjithsej 8 mijë e 180 pako me vota nga kutitë postare në Pragë, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanberra dhe Kopenhagë.

Ndërsa më 5 Janar tërhoqi gjithsej 11 mijë e 867 pako me fletëvotime në Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, të cilat pritet të arrijnë në KQZ.

Referuar këtyre shifrave, në total janë më shumë se 20 mijë pako me fletëvotime nga jashtë të cilat presin verifikimin, para se të nis procesi i numërimit të tyre.

Ndërkohë, pasditen e së martës nisi procesi i numërimit të votave të personave me nevoja të veçanta, ku ishin të regjistruar 2860 presona.

Ndërkaq, numërimi i rreth 9 mijë e 900 votave me kusht hyri në fazën finale në orët e para të mbrëmjes së të martës – ku sërish Lëvizja Vetëvendosje prin me rreth 50% të votave.

Me rezultatet e përmbledhura, deri pas orës 17, partia e fituese arriti në 57 ulëse në Kuvend.

Sipas rezultatit aktual, Partia Demokratike do të ketë 23 ulëse, Lidhja Demokratike 14 sish dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjashtë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika