Qeveria në detyrë e Kosovës ka nisur shpërndarjen e shumës së njëhershme prej 100 eurove për studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.
Sipas kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues.
Në këtë grup përfshihen gjithsej 49,623 studentë nga të gjitha drejtimet dhe institucionet arsimore, publike e private.
“Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim. Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit”, ka deklaruar Kurti.