Programet për të përmirësuar gjendjen tuaj kronike shëndetësore

Të gjithë kemi nevojë për të ushtruar, por dhimbja mund t'ju mbajë të mos jeni aq aktiv sa duhet. Problemi është se, kur nuk bëni ushtrime, muskujt dobësohen dhe mund të vuani nga dhimbje edhe më shumë. Mundohuni të jeni sa më aktivë pasi ushtrimet çlirojnë endorfinë, kimikate që lehtësojnë dhimbjen dhe ju rrisin humorin

Programe për gjendjen tuaj kronike shëndetësore
Programe për gjendjen tuaj kronike shëndetësore

Studimet tregojnë se gjashtë në dhjetë amerikanë jetojnë me një gjendje shëndetësore kronike.

“90 për qind e shpenzimeve tona të kujdesit shëndetësor si komb janë për shkak të kushteve të shëndetit kronik, fizik dhe mendor dhe ka kaq shumë që mund të bëjmë për të parandaluar këto kushte.”

Sharon Krispinsky është një koordinatore e programit shëndetësor kronik në qendrwn mjeksore “Lee Health”. Ajo thotë se një sërë programesh për komunitetin, duke përfshirë parandalimin e diabetit, menaxhimin e diabetit, terapinë e ushqyerjes, menaxhimin e peshës dhe seminare të dhimbjeve kronike janë çdo herë të rëndësishme për pacientet.

Sharon Krispinsky
Sharon Krispinsky

“Programet tona janë shumë të njohura sepse ajo që ne mësojmë përsëri nuk është vetëm se si të menaxhojmë një gjendje të caktuar shëndetësore kronike, por si të parandalojmë një gjendje shëndetësore kronike dhe vetëm si të arrijmë një mënyrë jetese të shëndetshme në përgjithësi”, ka thënë Sharon Krispinsky.

Zakonisht puntoritë gjashtëjavore ofrojnë edukim dhe mbështetje duke i ndihmuar pjesëmarrësit të zhvillojnë ndryshime pozitive në stilin e jetës.

“Qëllimi i departamentit tonë është të mbajmë komunitetin tonë të shëndetshëm dhe të mirë, në mënyrë që të mos keni nevojë të hyni në dhomën e urgjencës ose në spital ose në qendrat e kujdesit urgjent”, është shprehur ajo.

Ofrimi i mjeteve dhe mbështetjes për t’i ndihmuar njerëzit të menaxhojnë më mirë kushtet kronike shëndetësore dhe të jetojnë një jetë më cilësore.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika