Projekti Prishtinë-Podujevë, Durmishi tregon se u intervistua si i dyshuar nga Prokuroria Speciale

Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka dhënë deklarime për media pas intervistimit në Prokurorinë Speciale rreth projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë – Podujevë. Ai u ftua si i dyshuar, teksa Durmishi theksoi se ka treguar “pastërtinë” e tij para prokurorit në këtë proces gjatë intervistës

Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale në lidhje me nënshkrimin e kontratave për rrugën Prishtinë – Podujevë.

Durimshi, në një deklarim për media, ka thënë se ishte i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë – Podujevë. Kryesisht, kjo është fazë fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese të cilat unë i sqarova të gjitha pyetjet që i kishte, për ta dëshmuar se procesi ka qenë i rregullt dhe se atje po zhvillohen punimet me dinamikë që e kishim planifikuar”, ka thënë Durmishi pas intervistimit nga Prokuroria.

Durmishi ka thënë se para prokurorit të Speciales e ka sqaruar “pastërtinë” e plotë të tijën në këtë proces.

“Dhe në njëfarë mënyre e sqarova para prokurorit pastërtinë e plotë timen në gjithë atë proces”, ka shtuar Durmishi.

 

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika