Prokurorët e Barcelonës kanë kërkuar tetë vjet burg për Shakirën

Këngëtarja kolumbiane Shakira, është duke u përballuar me autoritetet në Spanjë për mashtrim të dyshuar tatimor. Prokurorët kanë kërkuar që e njëjta të dënohet me tetë vjet burg dhe të gjobitet me një shumë prej 24 milionë eurove

Shakira, këngëtare

Prokurorët në Spanjë kanë kërkuar që këngëtarja kolumbiane Shakira të dënohet me tetë muaj burg, për mashtrim të dyshuar tatimor.

Shakira, emri i plotë i së cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll, akuzohet se ka dështuar t’i paguajë qeverisë spanjolle 14.5 milionë euro taksa midis viteve 2012 dhe 2014.

Të premten e 29 korrikut prokurorët kanë thënë që kërkojnë gjithashtu që këngëtaja të gjobitet me një shumë prej 24 milionë eurosh.

Derisa këngëtarja këtë javë ka refuzuar një marrëveshje të ofruar nga prokurorët, duke zgjedhur të përballet me gjyqin. Ndërsa sa i përket datës së seancës gjyqësore akoma nuk është bërë e ditur, raporton euronews.

Por ekipi i marrëdhënieve me publikun të këgëtares kolumbiane, Shakira ka thënë se këngëtarja i ka përmbushur gjithmonë detyrimet e saj tatimore. Dhe se artistja ka depozituar shumën që thuhet se i detyrohet, duke përfshirë 3 milionë euro në interes.

Ndryshe, Shakira së fundmi i ka dhënë fund lidhjes 11-vjeçare me yllin e FC Barcelona, ​​Gerard Pique, me të cilin ka dy fëmijë.

Spanjë: Shakira vendos të shkojë në gjyq për mashtrim tatimor prej 14.5 milionë eurosh

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika