Prokurori Juniku: Kemi informata që është ushtruar dhunë edhe te personat e tjerë

Prokuroria e Pejës ka informacione se është ushtruar dhunë edhe ndaj personave të tjerë në qendrën për të moshuar në Pejë

Dorian Juniku, prokuror i Prokurorisë së Pejës





Dorian Juniku, prokuror i Prokurorisë së Pejës, në Debat Plus, ka bërë të ditur se prokuroria ka informata se në Qendrën e të moshuarve në Pejë, mund të ketë raste të tjera të dhunës, edhe ndaj të moshuarve të tjerë, përveç asaj që u raportua gjatë ditës së mërkurë.

Juniku theksoi se prokuroria është ende në fazën hetimore, dhe se nuk do të ndalen derisa ky rast të zbardhet.

“Jemi në fazën fillestare hetimore, që në fund të kompletojmë rastin dhe të kemi një pasqyre të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk do të ndalemi deri sa të sqarohet i gjithë rasti”, ka thënë ai.

“Është autorizuar policia, që të vazhdojë edhe të personelit, por edhe të tjerëve që janë vendosur aty. Kemi dyshime që këto raste mund të kenë ndodhur edhe më herët”, ka vijuar ai.

Për këtë rast janë arrestuar tre persona. Aurona Pelaj, e dyshuara kryesore e cila shihet në video derisa e godet gruan e moshuar, në polici ka deklaruar se ka qenë duke u vetëmbrojtur.





Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika