Prokuroria fillon shqyrtimin ndaj pretendimeve të drejtorit të shkarkuar nga Bulliqi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka filluar shqyrtimi ndaj pretendimeve të ish-drejtorit të Inspekcionit në Komunën e Podujevës, për keqpërdorime në lidhje me lejet e lëshuara për ndërtim në zonën e Liqenit të Batllavës

Besniki Mulliqi (majtas), Shpejtim Bulliqi (djathtas)

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ende nuk i ka filluar hetimet në lidhje me pretendimet e ish-drejtorit të Inspeksionit në Podujevë, Besnik Mulliqi.

Në një përgjigje me shkrim për Portalin Dukagjini, nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, thuhet se tashmë ka filluar shqyrtimi i të gjitha pretendimeve të ish-drejtorit të Inspekcionit në Komunën e Podujevës, për keqpërdorime në lidhje me lejet e lëshuara për ndërtim në zonën e Liqenit të Batllavës, por jo edhe hetimet.

“Prokuroria është duke i shqyrtuar te gjitha pretendimet e dhëna ne opinionin publik nga z. Mulliqi, si dhe do të veprojë konform dispozitave ligjore ne fuqi”, ka thënë shkurt zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Më 2 gusht të këtij viti, Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi, kishte njoftuar se është shkarkuar nga pozita që mbante.

Ai kishte thënë se të martën, pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan, më saktësisht, në zonën e liqenit të Batllavës, ka pranuar një e-mail nga Zyra Kombëtare e Auditimit(ZKA) se është shkarkuar.

Mulliqi e kishte akuzuar kryetarin e Komunës së Podujevës se ka tentuar ta pengojë në kryerjen e detyrës së tij.

“Në njërën anë unë në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër ‘Ai’ në tentim për të më penguar”, ka shkruar ai.

Ai këtë shkarkim e ka quajtur skandaloz, ndërsa ka falënderuar të gjithë qytetarët e Podujevës për përkrahjen.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika