Prokuroria: I dyshuari për vrasjen në Hajvali është Xhemajl Nuhiu, ende në arrati

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se Xhemajl Nuhiu është personi i dyshuar për vrasjen e ndodhur të hënën mbrëma në lagjen Hajvali të Prishtinës.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur më 11 gusht 2025, rreth orës 22:00, kur viktima M.M. është qëlluar me armë zjarri. 

Ai u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Pas marrjes së informatës, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, dolën në vendngjarje dhe ndërmorën veprimet hetimore. 

Si rezultat, u identifikua autori i dyshuar – Xhemajl Nuhiu – i cili ndodhet ende në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Të fundit nga rubrika