Prokuroria jep detaje për arrestimin e Gjestit, dyshohet për disa vepra penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se këngëtari i njohur Gjesti është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë mbajtje të paautorizuar të armëve, kanosje dhe dëmtim të pasurisë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po kryen hetimet e nevojshme lidhur me rastin.

Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore, nuk janë dhënë detaje të tjera për momentin.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika