Prokuroria jep detaje për incidentin e zjarrit në IML, intervistohen disa zyrtarë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë intervistuar disa zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë intervistuar disa zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore lidhur me zjarrin që u shkaktua të shtunën në objektin e këtij institucioni.

Në një komunikatë të përbashkët thuhet se janë në pritje të raporteve me gjetjet nga ekzaminimet e kryera, dhe në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, sipas Prokurorisë, do të ndërmerren veprime të nevojshme.

“Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur të gjitha njësitë relevante, përfshirë ekipin e zjarrfikësve, Policinë, ekspertët e zjarrit, Prokurori i Shtetit, drejtori i IML-së, si dhe eksperti i elektroteknikës, me ç’rast kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti”, thuhet në njoftim.

“Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë”.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar në mbrëmjen e së shtunës së 25 marsit ka shpërthyer zjarri në ndërtesën e IML-së.

Sipas një njoftimi për media, zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë.

“Në orët e mbrëmjes, jemi njoftuar që në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka shpërthyer një zjarr. Të menjëhershme kanë qenë intervenimet e zjarrfikësve. Policia është në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zv. Ministri, Blerim Sallahu”, thuhej në njoftim.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika