Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Pajazitajn, vendimi të enjten

Prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj ka kërkuar që Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj, të dënohet me burgim të përjetshëm. Prokurorja është e bindur se Naser Pajazitaj e kreu atë që konsiderohet si një prej vrasjeve më të rënda në Kosovën e pasluftës. Mirëpo, mbrojtja e Naser Pajazitaj e kanë kundërshtuar Prokurorinë, duke thënë se klienti i tyre është plotësisht i pafajshëm, ndërkaq Gjykata do ta marrë vendimin të enjten

Fundi i gjykimit ka ardhur, por diçka tek Naser Pajazitaj tash e shtatë vjet nuk ka ndryshuar.

“A ke diçka për të thënë. Jo nuk kam asgjë për të thënë”, ka deklaruar Naser Pajazitaj.

I akuzuari për vrasjen e rëndë të kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj, po vazhdon të jetë fjalëpak në gjykimin ndaj tij.

Se Naser Pajazitaj e ka kryer vrasjen, është e bindur prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj.

Prandaj, kërkon dënim të përjetshëm për Naser Pajazitajn.

“Kërkoj nga Gjykata që ta dënoj të akuzuarin ashtu siç është dënuar dy herë më parë. Edhe pse si Prokurori nuk e kemi të drejtë me kërku dënimin, mirëpo duke pasur parasysh rasti që ka ndodhë, mënyra se si është kry kjo vepër, ndaj kujtë është kry, ndaj një femre e cila ditën kritike ka qenë e pambrojtur”, ka thënë Valbona Disha Haxhosaj.

Disha Haxhosaj ka theksuar se përveç se ishte vrarë, Donjeta edhe ishte dhunuar.

“Siç e ka thënë eksperti, viktima ka qenë në pozitën e detyruar. Kjo është një. Dy, kemi provën në vendin e ngjarjes që rrypi i Donjetës ka qenë i zbërthyer…Më pas pantollonat dhe të brendshëm kanë qenë të zhveshura deri në nën gjunjë”, ka thënë Haxhosaj.

Pas vrasjes, trupi i Donjeta Pajazitaj kishte qëndruar për rreth 6 javë në ambient të jashtëm, duke pësuar dëmtime edhe nga kafshët.

Kjo sipas saj ka bërë, që zyrtarisht të jetë e vështirë konstatohet se ka pasur dhunim.

Por, për gjithë këto veprime, avokati i të akuzuarit, thotë se klienti i tij nuk është përgjegjës.

Madje, sipas tij, vetura që shihet në kamerat e sigurisë teksa kalon nëpër rrugët e fshatit Strellc, nuk është e Naser Pajazitajt.

“Kjo e vërteton se ai është ekzekutuar diku tjetër dhe është dorëzuar atje dhe e kanë qitë në pozitë të mundshme. Raporti thotë se përfundi trupit të Donjetës i kemi mbledhur të gjitha gjethet me qëllim që të shikohet se a ka mbetje të gjakut, për shkak se kjo mbetje e gjakut… I kanë marrë krejt në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk kanë gjetur asnjë mbetje të gjakut”, ka thënë Gëzim Kollçaku, avokat i Naser Pajazitaj.

Aktgjykimi për një prej vrasjeve më të rënda të pasluftës në Kosovë, do të shpallet të enjten, ky është gjykimi i katërt për këtë rast, i cili tri herë u kthye në rigjykim.

Ditët kritike, Donjeta Pajazitaj për 39 ditë ishte konsideruar e zhdukur.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika