Prokuroria kërkon paraburgim për 23 të dyshuar për manipulimin e votave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim për 23 nga 109 të arrestuarit për manipulim me vota në Prizren. Ata kanë dalë sot para gjykatës në grupe të ndara, ku janë mbajtur disa seanca dëgjimore, kurse vendimi pritet të merret nga Gjykata gjatë orëve në vazhdim. Për të monitoruar mbarëvajtjen e seancave, prezent ishte edhe Avokati i Popullit

Të prangosur dhe me fytyra të mbuluar, u sollën njëri pas tjetrit në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Një ditë pasi u arrestuan nën dyshimet se ishin pjesë e manipulimit të rreth 68 mijë votave në Prizren, ndaj një pjese të komisionerëve e vëzhgueseve u mbajtën të shtunën seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë.

Njërit prej tyre iu përkeqësua gjendja shëndetësore, derisa ndihmë ofroi një ekip mjekësor.

E deri pasditen e së shtunës, Gjykata pranoi kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 të arrestuarve.

“Pra 21 të pandehur në cilësinë e komisionerit të dyshuar për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit. Një të pandehur (komisionere), për dy vepra penale: Falsifikimi i rezultateve të votimit dhe marrja e ryshfetit dhe për një të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit), për dy vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit”, ka thënë Marcel Lekaj – Zëdhënës në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Seancat dëgjimore janë monitoruar edhe nga Avokati i Popullit.

“Kërkesa ime është që me e respektu prezumimin e pafajësisë sepse secili person që sot është fut me pranga në këtë derë të gjykatës derisa nuk e ka një vendim të formës së prerë është i pafajshëm dhe trajtimi duhet të jetë i tillë, ata duhet të konisderohen të pafajshëm por natyrisht hetimi duhet të shkojë deri në fund”, ka thënë Naim Qelaj – Avokat i Popullit.

Gjykata Themelore e Prizrenit pritet të marrë vendim gjatë orëve në vazhdim për caktimin e masës së sigurisë ndaj 23 të arrestuar për të cilët ka parashtruar kërkesë Prokuroria.

Një ditë më parë, kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha pas aksionit për arrestimin e të dyshuarve, se manipulimi i votave nuk do të mund të realizohej pa një marrëveshje mes katër partive më të mëdha politike.

Mes të tjerash, Kryeziu nuk përjashtoi as mundësinë e ftesave për deklarim ndaj kandidatëve për deputetë, të cilët kanë përfituar më së shumti nga keqpërdorimi i votave.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika