Prokuroria kërkon që edhe Kadri Veselit t’i vazhdohet masa e paraburgimit

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që Kadri Veselit t’i vazhdohet masa e paraburgimit

Kadri Veseli

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se paraburgimi i Veselit është i arsyetuar në baza të shumëfishta, se asnjë kusht i shkurtër i paraburgimit në objektet e paraburgimit të Dhomës së Specializuar të Kosovës (DhSK) s’do të ishte i mjaftueshëm për të minimizuar rreziqet dhe se periudha e paraburgimit – duke marrë parasysh të gjitha rrethanat relevante – është e arsyeshme”, thuhet në kërkesë të tyre.

Sipas tyre, që nga përcaktimi më i fundit i këtij Paneli më 19 dhjetor 2022, nuk ka pasur asnjë ndryshim në rrethanat që devijojnë nga ai përcaktim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në të vërtetë, transferimi i çështjes në Panel, caktimi i datës së gjykimit dhe zhvillime të tjera të rëndësishme që tregojnë progres të qëndrueshëm dhe do t’i japin Veselit qasje të mëtejme në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe rastin kundër tij, mbështesin domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit”, ka thënë Prokuroria.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika