Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me sulmet kibernetike ndaj portalit “Vox Kosova”.
Sipas njoftimit, pas pranimit të informatave për këto sulme – të cilat kanë çuar në mbylljen e llogarive të portalit në rrjetet sociale, përfshirë dy herë në Facebook, si dhe në Instagram dhe TikTok – Prokuroria ka angazhuar Policinë e Kosovës për veprime të nevojshme ligjore.
Hetimet thuhet se do të fokusohen në grumbullimin dhe sigurimin e provave relevante, si dhe në identifikimin e personave të dyshuar që mund të jenë të përfshirë në këto sulme.
