Prokuroria pranon kallëzimin penal ndaj Xhevat Krasniqit, autorizohet fillimi i hetimeve

Kjo prokurori ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar në pajtim me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës

Xhevat Krasniqi

Prokuroria e Prishtinës ka njoftuar se ka pranuar kallëzimin penal ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës (UP), Xhevat Krasniqit, në drejtim të veprës penale – ngacmim seksual, dhe për këtë ka nxjerrë aktvendim për fillim të hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal ndaj çështjes në fjalë. Prokurori i Shtetit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Xh. K.: – thuhet në përgjigjen e dhënë për KALLXO nga Prokuroria e Prishtinës.

Kjo prokurori ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar në pajtim me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, e kishte pezulluar nga puna profesorin Krasniqi.

Pezullimin nga puna të profesorit Krasniqi rektori e kishte bërë pas rekomandimit të Këshillit të Etikës të UP-së.

Në vendimin e Rektoratit për këtë rast thuhej se Këshilli i Etikës e ka rekomanduar pezullimin e Krasniqit derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit./Kallxo.com

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika