Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PRSK) ka njoftuar se është duke përcjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës brenda kësaj prokurorie do ta trajtojë çështjen në përputhje me kompetencat ligjore dhe mandatin e Prokurorit të Shtetit.
Autoriteti i akuzës ka bërë të ditur se rasti do t’i nënshtrohet një procesi vlerësimi për të përcaktuar nëse përmbajtja e ekspozitës përmban elemente të përgjegjësisë penale.
Ky zhvillim vjen pas debatit publik dhe reagimeve të shumta lidhur me saktësinë e të dhënave të paraqitura në këtë ekspozitë.