Prokuroria Speciale kërkesë për paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për paraburgim ndaj një të dyshuari për krime

Prokuroria Speciale e Kosovës

Polica e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës ka ndaluar një person për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka ndaluar një person me inicialet S.T. për veprën penale Krimet e luftës kundër popullatës civile, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar edhe me nenet 31 dhe 153 të KPRK, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, veprimet e të pandehurit S.T. janë në kundërshtim me konventat e Gjenevës, dhe ligjet ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë.

Sipas dyshime të Prokuroisë Speciale “i pandehuri S.T. së bashku edhe me persona të tjerë të uniformuar ka marr pjesë në  në ofensivën ushtarake të datës 06.04.1999, në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë dhe në ofensivën e datës 02.05.1999, në qytetin e Vushtrrisë. Në këtë rast i pandehuri  në bashkëveprim edhe me persona të tjerë ka qenë i përfshirë në keqtrajtimin, maltretimin, plaçkitjen si dhe vrasjen e personave civil dhe shpërnguljen më dhunë nga shtëpitë e tyre  gjatë kohës se luftës”.

Dhe si pasojë e këtyre veprimeve inkriminuese të të pandehurit, Prokuroria Speciale me qëllim të sigurimit të prezencës të të njëjtit në procedurë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit, është bërë e ditur në njoftim.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika