Në ambientet e Federatës së Gjahtarëve të Kosovës(FGJK), mbrëmjen e së hënës, u mbajt promovimisolemn i monografisë shkencore-dokumentare“Zhvillimi i gjuetisë në Kosovë”, një vepër me rëndësitë veçantë kombëtare për dokumentimin e historikut, traditës dhe zhvillimit bashkëkohor të gjuetisë në vend.
Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneveshtetërore, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamentit të Pylltarisë, profesorë universitarë, intelektualë, drejtues të FGJK-së, menaxherë tëvendgjuetive, si dhe gjuetarë nga të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës.
Ceremonia u hap me fjalën e mirëseardhjes dheprezantimin e të ftuarve, ndërsa fjala përshëndetëse u mbajt nga Kryetari i Federatës së Gjahtarëve tëKosovës dhe botuesi i monografisë, z. Nuredin Ibishi, icili theksoi rëndësinë e kësaj vepre për ruajtjen e trashëgimisë së gjuetisë dhe për avancimin e menaxhimit të qëndrueshëm të faunës së egër.
Më pas, para auditorit u paraqit redaktori i veprës, z. Dan Ibrahimi, si dhe bashkautorët dhe mysafirë tëftuar, të cilët vlerësuan monografinë si një burim tëçmuar shkencor, historik dhe institucional, që shërbensi referencë për studiuesit, institucionet dhekomunitetin e gjuetarëve.
Monografia “Zhvillimi i gjuetisë në Kosovë” trajton nëmënyrë të detajuar kapituj mbi pasuritë natyrore dhebiodiversitetin, zhvillimin historik të gjuetisë para dhepas vitit 1999, themelimin dhe rolin e Federatës sëGjahtarëve të Kosovës, edukimin dheprofesionalizimin e gjuetarëve, të dhënat statistikorepër periudhën 1999–2025, bashkëpunimin kombëtardhe ndërkombëtar, si dhe sfidat dhe vizionin përgjuetinë e qëndrueshme në të ardhmen.
Në përmbyllje të ceremonisë, të pranishmëve iushpërndanë kopje të monografisë, ndërsa mbrëmjavazhdoi në një atmosferë miqësore me koktej dhedarkë tradicionale të gjahtarëve.
Promovimi i kësaj vepre u vlerësua si një hap irëndësishëm drejt dokumentimit institucional tëgjuetisë në Kosovë dhe forcimit të vetëdijes përmbrojtjen dhe menaxhimin e përgjegjshëm të faunës sëegër.
