SBAShK-u proteston më 1 maj, fajëson Nagavcin për mungesë dialogu

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për mungesën e dialogut me sindikatën që nga greva e vitit 2022, duke shtuar se kërkesat për takim janë injoruar dhe kjo ka shtyrë organizimin e një proteste më 1 maj

Emisioni Rreth e Rrotull, 29 prill 2024.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, duke thënë se që nga greva e vitit 2022 ajo nuk ka pranuar dialog me sindikatën për kërkesat e tyre.

Jasharaj ka theksuar se në emër të SBASHK-ut më 22 prill i ka dërguar një kërkesë për takim ministres Nagavci, duke e paralajmëruar edhe për protestën që do ta mbajnë të mërkurën, por nuk ka pasur asnjë reagim.

“Nagavci që nga greva 2022 nuk e ka pranuar dialogun, ne kemi dërguar shkresë e shkresa. Në emër të SBASHK-ut i kam bërë edhe më 22 prill një kërkesë që të takohemi, pastaj ia kam dërguar edhe të gjitha kërkesat tona në informatën se do të ketë kërkesë, më 1 maj kemi pritur që të na thërrasë të takohemi”, është shprehur Jasharaj në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Po ashtu, Jashraj për protestën që pritet ta mbajnë më 1 maj ka thënë se ka ardhur si shkak i mungesës së dialogut me institucionet, dhe se kjo protestë do të jetë vetëm me udhëheqësit sindikalë.

“Duke munguar dialogu dhe takimet me institucionet jemi të detyruar që më një maj të dalim në protestë, por të jemi të qartë se kjo protestë do të jetë e organizuar që pjesëmarrës do të jenë vetëm udhëheqësit sindikalë, pra kryetarët dhe anëtarët e kryesisë të shoqatave sindikale që nga çerdhet, pastaj shkollave dhe universiteteve të Kosovës kryetarët e nivelit komunal të universiteteve, kryesia dhe stafi, pra do të jemi më 1 maj para qeverisë vetëm udhëheqësit sindikalë e të gjitha niveleve. E arsyeja më e madhe e që do të shihet edhe në ballë të protestuesve do të jetë shkrimi “Qeveri realizo kërkesat tona, parandalo veprime tjera sindikale” dhe pastaj do t’i shpalosim kërkesat tjera që i kemi bërë publike”, ka deklaruar Jasharaj në emisionin “Rreth e Rrotull”.

Ai ka theksuar se kërkesa urgjente drejtuar Qeverisë është rritja e vlerës së koeficientit të pagave për 30 për qind.

“Ngase rritja që e bëri qeveria nga 105 në 110 euro ishte ironike dhe solli rritje të pagës diku 28 euro. Qeveria të kujdeset të kemi kushte shumë të mira të punës”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika