Protesta e gazetarëve në Shkup për mbrojtjen e lirisë së medias

Gazetarë, punonjës të medias dhe pjesëtarë të shoqërisë civile protestuan para Gjykatës Civile në Shkup për një vendim kontravers që kjo gjykatë mori ndaj portalit maqedonas IRL dhe redaktores së tij. Gjykatësja vendosi në favor të ish-zëvendëskryeministrit, Koço Angjushev duke urdhëruar që portalit dhe redaktores t'i ndalohet përdorimi i termave "gazetar" dhe të mos merren me raporte investigative

Gazetarë, punonjës të medias dhe pjesëtarë të shoqërisë civile protestuan të premten para Gjykatës Civile, për shkak të një vendimi që kjo gjykatë kishte marrë ndaj portalit maqedonas IRL (Laboratori Hulumtimtues i Reporterëve) dhe redaktores së tij.

Procesi gjyqësor kishte të bëjë me akuzën për ofendim dhe shpifje të ngritur nga ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev ndaj portalit dhe redaktores Sashka Cvetkovska.

Gjykatësja Jovanka Spirovska Janevska kishte vendosur në favor të ish-zëvendëskryeministrit dhe në dëm të IRL-së dhe zonjës Cvetkovska, duke urdhëruar që “Ky portal dhe Sashka Cvetkovska nuk mund të paraqiten si gazetarë dhe të mos merren me raporte investigative”.

Por ky vendim hasi në reagime të shumta te përfaqësuesit e medias në Shkup.

“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë” dhe Unioni i Pavarur i Gazetarëve dolën para Gjykatës Civile për të shprehur pakënaqsinë me “përcaktimet e tilla që janë karakteristikë e shoqërive të huaja jodemokratike”, sipas tyre.

Gazetarët kishin vënë shirita ngjitëse mbi gojë, ndërsa mbanin parulla ku, mes tjerash shkruhej, “Puna jonë është për publikun, jo për kolegët”.

Gazetarët dhe punonjësit e medias e quajtën skandaloz vendimin e gjykatës. Ata thanë se është opinioni publik ai që vlerëson një media dhe një gazetar e jo gjykata; se vendimi paraqet një precedent të rrezikshëm dhe kërcënim ndaj lirisë së fjalës, jo vetëm të medias, por edhe të qytetarëve.

Gazetarët kërkuan nga gjykatësit që të jenë të kujdesshëm dhe të tregojnë më shumë mirëkuptim në procedurat gjyqësore kundër tyre dhe punonjësve të medias në vend.

Portali IRL zbuloi para pak muajsh se kompania “Brako” e Koço Angjushevit kishte marrë përsipër ndërtimin e spitaleve modulare (fushore) gjatë shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, duke mos iu përmbajtur standardeve mbi materialin e ndërtimit dhe me procedura lehtësuese të tenderimit.

Në këtë mënyrë, zjarri në spitalin e Covid-it në Tetovë më 8 shtator 2021, që u mori jetën 14 pacientëve dhe familjarëve të tyre, e gllabëroi ndërtesën brenda 3-4 minutash që habiti shumë ekspertë dhe zjarrfikës. /VOA

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika