Protestë për 1 maj, punëtorët kërkojnë rritje të pagave e siguri në punë

Punëtorët pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre për paga të ulëta, për të drejtat dhe sigurinë në punë

Punëtorë të përfaqësuar nga sindikatat në vend do të mbajnë protestë nesër (e mërkurë), me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Punëtorët pritet të shprehin pakënaqësitë e tyre për paga të ulëta, për të drejtat dhe sigurinë në punë.

Për këtë protestë janë bërë bashkë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat. Vetëm gjatë vitit 2023 kanë humbur jetën 11 punëtorë dhe 330 aksidente në vendin e punës.

Paga minimale vazhdon të mbetet ende 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka theksuar se kjo protestë vjen pas mungesës së dialogut social dhe qasjes së gabuar me sindikatat nga ana e qeverisë. Ai shton se numri i protestuesve vetëm nga SBASHK-u pritet të kalojë mbi 1 mijë.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se festa e 1 Majit nuk po i gjen shumë punëtorë në Kosovë. Sipas të dhënave në terren nga bizneset, ai thotë se vetëm dy muajt e parë të vitit janë mbi 150 mijë punëtorë që nuk do të kthehen më në Kosovë, pasi kanë gjetur kushte më të mira në vendet evropiane.

Ai shton se gjendja e punëtorëve që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore është e mjerueshme.

Në anën tjetër, kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, derisa tregon se do t’i bashkëngjiten kësaj proteste, thotë se arsyet për të protestuar janë të shumta./KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika