Protestohet për tërheqjen e 30% të Trustit, Haxhiu: Kërkesat e qytetarëve duhet të aprovohen nga të zgjedhurit e tyre

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili njëherësh ishte iniciues për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ka thënë se kërkesat e qytetarëve duhet të aprovohen nga të zgjedhurit e tyre, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës

Bekim Haxhiu, PDK

“Unë nënshkrova, ti voto”, është shprehja që thonin vazhdimisht protestuesit në kuadër të protestës për votimin e projektligjit për tërheqjen e 30 përqindëshit të Trustit.

Pjesë e protestës ishte edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu. Ky i fundit ka thënë se kërkesat e qytetarëve duhet të aprovohen nga të zgjedhurit e tyre.

“Kërkesat e qytetarëve duhet të aprovohen nga të zgjedhurit e tyre, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu gjersa ka theksuar se kriza është e madhe dhe humbjet që kanë ndodhur përgjatë kësaj kohe janë të mëdha.

Nexhat Llumnica nga Sindikata e Re e KEK-ut ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votohet projektligji për tërheqjen e mjeteve të trustit gjersa ka theksuar se besimi nga ana e tyre ka humbur ngase sipas tyre, investimet janë bërë në vend të gabuar.

“Ju deputetë të popullit, nëse jeni vërtet të popullit, shumica e qytetarëve janë pro trustit. Dëgjoni zërin tonë dhe jo të partive politike. Nesër do të ktheheni te ne, do të kërkoni prej nesh. Na shërbeni tash, me votën pro tërheqjes së mjeteve të trustit”, ka deklaruar Llumnica.

Mbi shtatë mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit Pensional.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili njëherësh ishte iniciues për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, i cili nuk u votua nga Kuvendi i Kosovës, kishte akuzuar kryeministrin e vendit Albin Kurti, dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se të njëjtit, me qëllim i kanë shtypur kërkesat e qytetarëve.

Protestë për votimin e projektligjit për tërheqjen e 30 përqindëshit të Trustit, do të mbahet të shtunën. E planifikuar të nisë nga ora 10:30, nisja e protestës u bë nga Biblioteka Kombëtare deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Më 15 korrik të këtij viti,  janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës mbi 20 mijë nënshkrime të qytetarëve, të cilët janë shprehur pro tërheqjes së kursimeve pensionale.

Ndryshe, më 23 qershor, Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Për këtë temë, u zhvillua debat i gjerë, me akuza e kundërakuza në mes të përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Kategorikisht kundër këtij projektligji është shfaqur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se një veprim i tillë do ta dëmtonte të ardhmen e qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq, deputetët e opozitës, thirreshin në pasojat e krizës ekonomike që ka ndikuar në vend.

Të shtunën, marshohet për votimin e projektligjit për tërheqjen e 30 përqindëshit të Trustit

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika