Protestuesit e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë i kanë thënë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, se asnjë nga autobusët e vendosur në rrugën “Agim Ramadani” nuk do të lëvizë deri në përfundimin e protestës.
Njëri nga protestuesit ka theksuar se institucionet ishin lajmëruar për protestën një ditë më parë, por kërkoi gjithashtu reflektim nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
“Asnjë nuk lëvizim pa u kry protesta, as nuk jemi për drogë e as për hajni por për protestë. Të shohim, sekretari ka e dhënë deklaratën, atëherë i largojnë, nesër fillojnë edhe më gjerë. Ne jemi në të drejtën dhe vendin tonë. Autobusët që janë në “Agim Ramadan” pa përfundu protesta asnjë nuk lëvizim. Ne e kemi paralajmëruar dje që protesta ka me qenë në këtë rrugë dhe nuk lëvizim për dy-tre orë. Autobusët asnjë nuk kanë me u largu. Duhet me reflektu Ministria e Financave. Autobusët e Trafikut Urban dhe privatë nuk lëvizin pa u kry protesta, pikë”, ka deklaruar njëri nga protestuesit.

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë kanë ndërprerë qarkullimin në kryeqytet që nga e hëna për shkak të pagave të papaguara.
Ata fillimisht shkuan te Komuna e Prishtinës, e më pas bashkë me kryetarin Përparim Rama u vendosën te objekti i Qeverisë së Kosovës.
Megjithatë, takimi me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, nuk prodhoi një zgjidhje për situatën.
Protestojnë transportuesit publikë, autobusët ‘rrethojnë’ objektin e Komunës dhe Qeverisë