Protestuesit bllokojnë stacionin e trenit, “Grand Central Terminal” në New York, kërkojnë armëpushim në Gaza

Qindra protestues kanë bllokuar rrugët e qytetit të New York-ut për tu futur në fund në stacionin e trenit, Grand Central Terminal si solidarizim "me luftën në Gaza dhe pro popullit palestinez"

Në mbrëmjen e së premtes, qindra njerëz protestuan në rrugët e qytetit të New York-ut për tu futur në fund në stacionin e trenit, Grand Central Terminal si solidarizim “me luftën në Gaza dhe pro popullit Palestinez”.

“Protestuesit kërkuan një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit kështu duke detyruar mbylljen e Grand Central Terminal, një nga qendrat kryesore të tranzitit të qytetit të New Yorkut”, tha Autoriteti Metropolitan i Transportit, shkruan Reuters.

“Terminali Grand Central është i mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të një proteste,” tha MTA në faqen e saj të internetit, duke u kërkuar udhëtarëve që të përdorin stacione alternative dhe të planifikojnë për kohë shtesë udhëtimi.

Pamjet në mediat sociale treguan protestuesit që vraponin nga stacioni i trenit dhe në Midtown Manhattan, ku një turmë e madhe u arrestua nga zbatimi i ligjit.

Grupi “Jewish Voice for Peace” i cili organizoi demonstratën, postoi një video në Instagram që tregonte policinë në stacion duke shoqëruar një varg të gjatë protestuesish, të cilët kishin veshur këmisha ku lexonin “Armëpushim tani” dhe “Jo në emrin tonë”.

Po ashtu mbrëmë mijëra njerëz janë mbledhur në të gjithë Turqinë pas bombardimeve intensive nga Izraeli në Gaza.

(VIDEO)Mijëra protestues në mbarë Turqinë bëjnë thirrje për veprim nga e gjithë bota myslimane për situatën në Gaza

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika