Protestuesve në Zveçan u kërkohet të shpërndahen

Sërgjan Millosavleviq, nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, u ka bërë thirrje protestuesve në Zveçan, që të shpërndahen rreth orës 16:00, dhe të mblidhen sërish të mërkurën në protestë paqësore duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit.

Kështu raporton gazetarja nga RTV Dukagjini që gjendet në vendin e ngjarjes në Zveçan, Dorentina Thaqi.

Millosavleiq, ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, ka thënë se protestat e komunitetit serb do të vazhdojnë derisa të përmbushen kërkesat e tij, përkatësisht tërheqja e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri, ashtu si edhe kryetarëve shqiptarë.

Lista Serbe ka kërkuar më herët që të lirohen edhe protestuesit e arrestuar një ditë më parë gjatë një përplasjeje me ushtarët e KFOR-it.

Situata sot në Zveçan është raportuar më e qetë krahasuar me incidentet e djeshme.

Në Zveçan dje protestuesit serbë u përleshën me trupat paqeruajtëse të KFOR-it. Nga përleshjet u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it dhe u raportua për dhjetëra të lënduar nga ana e protestuesve.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika