PSD-ja akuzon Qeverinë për heshtje në lidhje me skandalin e Berishajt

Partia Socialdemokrate ka bërë një aktivitet para Qeverisë, për shkak të heshtjes që po ndodh në lidhje me skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj për shpërlarje të parave.

Pamje nga aktiviteti i PSD-së para Qeverisë

Të mërkurën është bërë një aktivitet nga Partia Socialdemokrate para Qeverisë, me disa makina të rrobave larëse, duke paraqitur në mënyrë figurative ngjarjet e fundit që po ndodhin në Republikën e Kosovës, lidhur me akuzën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj  për shpërlarje të parave.

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni ka njoftuar se arsyeja e këtij aktiviteti është për shkak se institucionet dhe eprorët e shtetit janë duke heshtur për skandalin e ambasadorit Martinaj.

”Po bëhet një javë prej se ka pasur skandali i ambasadorit Berishaj të Republikës së Kosovës në Kroaci dhe institucionet dhe eroprët e ambasadorit po heshtin. Ambasadori Martinaj ka hapur një xhirollogari në Mal të Zi me vetëm veten e tij të regjistruar si punëtor duke tëhequr 600 mijë euro. Paratë në dorë, mandej në strajcë”, ka thënë Hyseni, transmeton RTV Dukagjini.

Zgjim Hyseni, anëtar i PSD-së

Ai shton se këto para vijnë nga Beogradi dhe kushdo që bën tregti me Beogradin ,pavarësisht kompanisë, është shumë e vështirë të mos bjerë në rrjetën monopol të ashtuquajturës ”mafi energjetike e Ballkanit”.

Ndërsa Hyseni thotë se shkaku kryesor pse do të duhej të thirrej në përgjegjësi ambasadori Berishaj  është se ky i fundit, nuk e ka deklaruar kompaninë në Agjensinë Anti Korrupsion, duke thënë se amasadori përpos që është amasador dhe profesor del të jetë sekser dhe tregtar i energjisë.

”Ambasadori Berishaj për më tepër nuk i ka deklaruar këtë kompani ne Agjensinë Anti korrupsion, e vetëm ky fakt ka mjaftuar që ai të thirret në përgjegjësi për shkak se sipas ligjeve në Kosovë, mosdeklarimi i pasurisë ose deklarimi i rrejshëm përbën vepër penale. Berishaj del se ka katër nënshtetësi atë sllovene, malazeze, shqiptare dhe kosovare. Përpos kësaj, jo vetëm ambasador dhe profesor por në të njëjtën kohë, del të jetë sekser dhe tregtar i energjisë”, tha Hyseni.

Ndër të tjerash, ai akuzon edhe presidencën dhe qeverinë Kurti duke thënë se nuk ka shpjegim tjetër për këtë hestje dhe mungesë të veprimeve të tyre.

”Ne kemi të drejtë të besojmë që udhëheqësit e shtetit, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani janë në mënyrë direkte të lidhur me këtë punë, përndryshe nuk ka asnjë shpjegim për këtë heshtje dhe për këtë mungesë të veprimeve të tyre”, përfundon Hyseni.

Vjosa Osmani: Ne i besojmë plotësisht ambasadorit Berishaj

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika