PSD me aksion simbolik për dyvjetorin e Qeverisë Kurti

Foto:EO

Partia Socialdemokrate (PSD), me rastin e dyvjetorit të Qeverisë Kurti II në pushtet, ka mbajtur një aksion simbolik ku aktivistët e kësaj partie kanë vizatuar një vijë të verdhë në objektin e Qeverisë.

Sipas Zgjim Hysenit, anëtar i kryesisë së PSD-së, kjo vijë nënkupton punë të njëtrajtshme dhe pa progres të qeverisë.

“Rrahje gjoksi e rritje e mendjes; shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra. Para 2 vjetëve na thanë se ndodhi diçka e madhe, e jashtëzakonshme. A e dini çfarë ndodhi para 2 vjetëve? Bash asgjë”, ka thënë Hyseni, raporton EO.

Sipas PSD-së, në këtë gjysmë mandati, kjo Qeveri nuk e ka pasur programin transformues.

“Edhe sikur ta zbatonte s’do të bëhej nami. Problemi është që këta as nuk kanë filluar. Nuk ia kanë bërë vijë”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

PSD-ja thotë se Qeveria aktuale ka premtuar ndërtimin e 160 çerdheve, dymijë banesave për çiftet e reja, pesëfishim të inspektorëve të punës e rregullim të shëndetësisë, por, sipas kësaj partie, Qeveria nuk e ka realizuar asnjërën.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika