Pse infarktet në zemër janë shtuar edhe te të rinjtë?

Arlind Batalli, një kardiolog i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, ka trajtuar disa çështje të rëndësishme lidhur me sëmundjet kardiovaskulare dhe faktorët që i lidhin ato me ndryshimet klimatike dhe stilin e jetës

Arlind Batalli, një kardiolog i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”

I ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” ishte Arlind Batalli me profesion kardiolog. Ai përgjatë emisionit bëri të ditur më shumë rreth sëmundjeve kardiovaskulare dhe faktorët që dërgojnë deri te këto sëmundje kardiovaskulare.

“Duke pasur parasysh që kohëve të fundit kemi një trend të rritjes së temperaturave në nivel global që është si rezultat i ngrohjes globale dhe kemi ndryshime klimatike në nivel global”, ka thënë Arlind Batalli.

Më tej, ai ka thënë se “është vërejtur që në kohët e valëve të të nxehtit rritet sëmundshmëria, rritet hospitalizimi i pacientëve dhe paraqitja e tyre në dhomat e emergjencës”.

Ai bëri të ditur se të nxehtit mundet të shkaktojë probleme në dy mënyra.

“Një përmes goditjes së nxehtësisë e ashtuquajtur ‘Goditje nga nxehtësia’ e cila mundet me prek çdo kategori të njerëzve. Dehidrimi që shkakton humbje të elektroliteve dhe kategoria tjetër përkeqësimi i sëmundjeve ekzistuese”, vijon ai.

Kardiologu në emision u shpreh se një indikator problematik është rritja e faktorëve të riskut.

“Ne po shohim që kemi një jetë jo të shëndetshme tek moshat e reja. Shumica e moshave të reja janë duhanpirës, abuzojnë me alkoolin po ashtu edhe me substancat narkotike. E këto janë tek të rinjtë një ndër shkaktarët kryesorë të sulmit në zemër”, ka thënë Batalli.

Ai shtoi më tej se “sëmundjet kardiovaskulare janë më të shpeshta tek moshat e shtyra. Risku rritet me rritjen e moshës. Prandaj pacientët kardiovaskular me numër më të lartë i kemi ata me moshë më të shtyrë”.

Kardiologu, Arlind Batolli, ka thënë se “një 20 vjeçar duhet së paku një herë në tri vjet duhet për me shiku nivelin e lipideve në gjak”.

“Me ecje të përditshme, ose së paku rreth 140 minuta brenda javës, ne i reduktojmë sëmundjet kardiovaskulare”, ka shtuar ai.

“Por, janë një kategori e pacientëve që kanë probleme ekzistuese kardiake dhe me ecje mund ta provokojnë atë problem kardiovaskular, sepse kur ecin rritet kërkesa për oksigjen”.

“Ekzistojnë studimet të cilat kanë gjetë se sasi shumë të vogla të alkoolit, në këtë rast verës të kuqe, mund të kenë efekt protektiv në enë të gjakut duke stopuar alteroskleroza”, ka përfunduar Batalli.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika