PSG ia ofron lojtarin brazilian Barcelonës

Skuadra franceze e Paris Saint-Germain i ka ofruar Barcelonës lojtarin brazilianin Neymar Jr pasi që nga transferimi i tij në Paris në vitin 2017, karriera e Neymar në kryeqytetin francez është rrethuar me lëndime dhe shumë kohë jashtë fushave

Neymar Jr

Skuadra franceze e Paris Saint-Germain i ka ofruar Barcelonës lojtarin brazilianin Neymar Jr, këtë e kanë bërë të ditur mediat spanjolle dhe ato franceze.

Që nga transferimi i tij në Paris në vitin 2017, karriera e Neymar në kryeqytetin francez është rrethuar me lëndime dhe shumë kohë jashtë fushave.

Neymar u largua pikërisht nga Barcelona në tentativë që të jetë ylli i skuadrës, epitet ky që u fitua nga Kylian Mbappe.

Pesë vite më vonë, të njëjtin po ia ofrojnë brazilianin ish-skuadrës së tij.

Siç raportohet në media, PSG ja ka ofruar katalunasve mundësinë që Neymar-in ta transferojnë për një shifër rreth 50 milionë euro.

Neymar Jr

Kujtojmë që Neymar Jr vazhdon të mbetet transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur kaloi nga blaugranët te parisienët për 222 milionë euro.

Barcelona po e konsideron mirë këtë opsion, pasi katalunasit kanë pak për të shpenzuar, e në agjendën e tyre ndodhen edhe futbollist si Robert Lewandowski, Jules Kounde dhe Bernardo Silva.

Në kohën e tij te 5 herë kampionët e Europës, Neymar kishte 186 paraqitje, ku arriti të shënoj 105 gola, shtoi 73 asistime dhe fitoi nëntë trofe.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika