PSG nënshkruan marrëveshje prej 50 milionë eurosh për Lucas Hernandes

Lucas HernAndez do të nënshkruajë si lojtar i ri i PSG-së të enjten. Kontrata sipas Fabrizio Romano është e vlefshme deri në qershor të vitit 2026, dhe ai tashmë është në Paris me autorizimin e FC Bayern pasi dokumentet janë gati

Lucas Herndandes

Lucas Hernandez tashmë është gati të bashkohet me Paris Saint-Germain në një transferim të menjëhershëm nga Bayern Munich.

Kampionët e Ligue 1 do të paguajnë një transferim prej rreth 48-50 milionë euro për të nënshkruar lojtarin nga gjigantët e Bundesligës, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Më tej gazetari ka pohuar se lojtari tashmë ka mbërritur në Paris dhe ka të ngjarë të nënshkruajë kontratën e re me klubin të enjten.

Me mbrojtësin francez të vendosur të largohet nga klubi, Bayern Munich do ta zëvendësojë atë me mbrojtësin koreano-jugor Kim Min-jae, i cili do t’i bashkohet klubit nga Napoli për 50 milionë euro (55 milionë dollarë).

Mbrojtësi 27-vjeçar pati një dalje të vështirë për klubin dhe vendin gjatë sezonit 2022-23.

Sezoni i tij përfundoi para kohe gjatë Kupës së Botës 2022, kur ai krisi nyjën e gjurit (ACL-në) gjatë ndeshjes hapëse të turneut të Francës kundër Australisë.

Ai u shfaq në vetëm 11 ndeshje për Bayern Munich në të gjitha garat, duke shënuar një herë dhe duke dhënë po aq asistime.

Francezi tani do të luajë së bashku me shokun e tij kombëtar Kylian Mbappe në kryeqytetin francez gjatë sezonit të ardhshëm.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika