Paris Saint-Germain ka siguruar një kualifikim bindës në çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Chelsean me rezultat të përgjithshëm 8:2.
Pas fitores 5:2 në ndeshjen e parë në “Parkun e Princave”, parisienët triumfuan edhe në ndeshjen e kthimit në “Stamford Bridge” me rezultat 3:0.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e nisi fuqishëm takimin, duke shënuar dy gola të shpejtë. Khvicha Kvaratskhelia realizoi në minutën e 6-të, ndërsa Bradley Barcola dyfishoi epërsinë në minutën e 14-të.
Golin e tretë dhe të fundit për PSG-në e shënoi Senny Mayulu në minutën e 62-të, duke vulosur fitoren e pastër.
Në dy golat e fundit asistoi Achraf Hakimi, i cili pati paraqitje të spikatur në këtë ndeshje.