Publikohen pamjet e incidentit fizik të Armend Zemajt me një qytetar në Prishtinë

Gazeta Blic ka publikuar pamjet e pa redaktuara të momentit kur ndodh përplasja fizike ndërmjet deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe një qytetari në sheshin e kryeqytetit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një interviste që Zemaj po zhvillonte me gazetarin Astrit Gashi për emisionin “Blic Interview”.

Në video shihet momenti kur ndërhyrja fizike ndodh papritur, ndërsa ekipi i xhirimit përpiqet ta qetësojë situatën.

Pas publikimit të pamjeve, deputeti Armend Zemaj ka reaguar përmes një deklarate publike, duke shprehur keqardhje për incidentin dhe duke kërkuar falje.

“Shpreh keqardhje për këtë situatë të papërshtatshme dhe kërkoj falje publike për atë që ndodhi”, ka deklaruar Zemaj, duke theksuar se rasti nuk reflekton qëndrimet e tij personale apo politike.

Incidenti me një qytetar, Zemaj kërkoi falje publike – LDK-ja solidarizohet me deputetin

Incidenti fizik me një qytetar, Zemaj: Reagova në vetëmbrojtje në afekt, kërkoj falje publike

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika