Punëtori në Gjilan lëndohet rëndë pasi dyshohet se u rrëzua nga një objekt ndërtimi

Një person në Gjilan ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se u rrëzua nga një lartësi teksa po punonte në një objekt ndërtimi.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, i lënduari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor. Hashani bëri të ditur se Policia e Kosovës është njoftuar për incidentin më 16 mars 2026 në orët e paradites dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Në koordinim me Prokurorinë janë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij rasti. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar hapjen e rastit për veprën penale “asgjësim, dëmtim apo heqje të masave mbrojtëse në punë”, me qëllim zbardhjen e shkaqeve që çuan në incident.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika