Putin: Nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës nëse Rusia respektohet

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se, pas luftës në Ukrainë, nuk do të ketë më konflikte të reja nëse Rusia trajtohet me respekt, duke i quajtur “nonsense” pretendimet se Moska planifikon të sulmojë vendet evropiane.

Gjatë një eventi televiziv maratonë që zgjati rreth katër orë e gjysmë, Putin iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve dhe gazetarëve.

I pyetur nga BBC nëse Rusia planifikon operacione të reja ushtarake, ai u shpreh se “nuk do të ketë operacione nëse respektohen interesat tona”, duke shtuar se Rusia është e gatshme për paqe nëse nuk “mashtrohet”, siç pretendon se ndodhi me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Putin përsëriti akuzat e tij të vjetra se Perëndimi i kishte premtuar ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1990 se NATO nuk do të zgjerohej, pretendim i mohuar më vonë nga ish-udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbachev.

Eventi “Linja e Drejtpërdrejtë” u zhvillua në Moskë, me Putinin përballë një harte të madhe të Rusisë që përfshinte edhe territore të pushtuara të Ukrainës, përfshirë Krimenë.

Televizioni shtetëror rus tha se ishin dërguar mbi tre milionë pyetje.

Edhe pse ngjarja ishte kryesisht e kontrolluar, u shfaqën edhe komente kritike nga publiku, që flisnin për rritjen e çmimeve, ndërprerjet e internetit dhe cilësinë e dobët të ujit të pijshëm. Putin u ndal edhe te ekonomia ruse, e cila po përballet me inflacion, ngadalësim të rritjes dhe rritje të TVSH-së nga 20 në 22% nga 1 janari.

Lufta në Ukrainë mbeti në qendër të vëmendjes. Putin deklaroi se është “i gatshëm” ta përfundojë konfliktin në mënyrë paqësore, por pa dhënë sinjale kompromisi. Ai përsëriti kërkesat e tij që forcat ukrainase të tërhiqen nga katër rajone pjesërisht të pushtuara nga Rusia dhe që Ukraina të heqë dorë nga aspiratat për anëtarësim në NATO.

Një nga kërkesat kryesore të Moskës mbetet kontrolli i plotë i rajonit lindor të Donbasit, përfshirë pjesë të mëdha të rajonit të Donetskut që Rusia ende nuk i ka nën kontroll të plotë.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika