Putin pritet të vizitojë Iranin

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Iranin të martën e 19 korrikut, ku do të takohet me liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan

Vladimir Putin.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, do të jetë nikoqiri i takimit mes presidentit rus Vladimir Putin, dhe atij turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas një zyrtari turk në Teheran do të diskutohet rreth eksportit të grurit, Sirisë dhe Ukrainës, njofton BBC.

Kjo vizitë e Putinit është e dyta që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Vizita e parë e tij ishte në qershor, kur vizitoi Taxhikistanin dhe Turkmenistanin, të dyja ish-anëtare të BRSS-së, tash të udhëhequrnga lider prorus.

Vizita e së martës do t’i ofrojë Putinit mundësinë për të thelluar lidhjet me Iranin, një nga pak aleatët ndërkombëtarë të mbetur të Moskës dhe një objektiv tjetër i sanksioneve ekonomike perëndimore.

Kjo vizitë vjen pas akuzave të zyrtarëve amerikanë javën e kaluar se Teherani po planifikonte të furnizonte Rusinë me qindra drone për luftën e saj në Ukrainë.

Ndërsa, këshilltari kryesor i Putinit për politikën e jashtme Yuri Ushakov, ka thënë se “Kontakti me Khamenei është shumë i rëndësishëm”

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika