Putin thotë se forcat e huaja në Ukrainë do të jenë objektiv legjitim për sulm

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të premten se mijëra trupa të huaja mund të dërgohen në vendin e tij si pjesë e garancive të sigurisë pasluftës, por lideri rus, Vladimir Putin, deklaroi se Moska do t’i konsiderojë ato si objektiva të ligjshme për sulm.

Komentet e tyre nënvizuan hendekun e madh mes Kievit dhe Moskës, teksa pesimizmi perëndimor rritet për shanset e përfundimit të shpejtë të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu gjithashtu shqetësim për Moskën, duke thënë se Rusia duket “e humbur” për “Kinën më të thellë dhe më të errët.”

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të enjten se 26 vende kishin premtuar të siguronin garanci pasluftës për Ukrainën, duke përfshirë një forcë ndërkombëtare tokësore, detare dhe ajrore.

Macron fillimisht deklaroi se këto vende do të dërgonin trupa në Ukrainë, por më vonë sqaroi se disa prej tyre do të ofronin vetëm garanci, duke ndihmuar në trajnim dhe pajisjen e forcave të Kievit, pa u vendosur brenda vendit.

“Është e rëndësishme që po diskutojmë të gjitha këto (garanci sigurie)… do të jenë padyshim mijëra trupa, jo vetëm disa,” tha Zelenskiy pas një takimi me Antonio Costan, një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, në perëndim të Ukrainës.

Rusia ka pohuar prej kohësh se një nga arsyet e saj për të nisur luftën ishte të parandalonte anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe vendosjen e forcave të saj në territorin ukrainas.

“Prandaj, nëse disa trupa shfaqen atje, sidomos tani gjatë operacioneve ushtarake, ne do të konsiderojmë se ato janë objektiva të ligjshme për shkatërrim”, tha Putin në një forum ekonomik në qytetin lindor rus, Vladivostok.

“Dhe nëse merren vendime që çojnë në paqe, paqe afatgjatë, unë thjesht nuk shoh asnjë kuptim të pranisë së tyre në territorin e Ukrainës, pika,” shtoi presidenti rus./Reuters

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika