Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do ta pushtojë rajonin e Donbasit “me mjete ushtarake ose të tjera”, duke theksuar kërkesën kryesore të Moskës për dorëzimin e këtij territori nga Ukraina.
Deklarata u bë gjatë një interviste për India Today para vizitës së tij në New Delhi, ku do të takohet me kryeministrin indian Narendra Modi.
Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme disa zona të Donbasit, por nuk e ka pushtuar ende plotësisht. Putin gjithashtu riktheu përdorimin e termit historik “Novorossiya” për territoret perëndimore të Ukrainës, të cilat ai synon t’i kontrollojë, raporton CNN.
Ndërkohë, zyrtarët ukrainas do të udhëtojnë në SHBA për të zhvilluar bisedime paqeje me homologët amerikanë, të cilat ende nuk kanë dhënë rezultate konkrete.
Sipas analizave të Institutit për Studimin e Luftës në SHBA, me ritmin aktual, forcat ruse do ta pushtonin të gjithë rajonin e Donetskut vetëm në gusht 2027.
Në takimin e tij në Moskë me të dërguarin amerikan Steve Witkoff dhe Jared Kushner, Putini tha se Rusia nuk ishte dakord me disa pika të propozimit të SHBA-së, por e konsideroi situatën një “detyrë të vështirë” dhe riafirmoi kërkesat që Ukraina të tërheqë trupat nga Donbasi dhe të ndalojë veprimet ushtarake.