Putini i kërkoi Evropës një kompromis të drejtë

"Operacioni special ushtarak" në Ukrainë, sipas Putinit ishte masë e nevojshme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke iu thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë. Putini ka uruar veteranët për ditën e “Fitores së madhe”. Dita e Fitores nënkupton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Duke folur për situatën aktuale në Ukrainë, Putini ka thënë se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë, atë që Perendimi e quan pushtim, ishte një masë e nevojshme dhe “në kohë”.

Për këtë çështje, presidenti rus ka thënë se ishte “vendimi i duhur” i një vendi të pavarur, të fortë dhe sovran. Vlademir Putin ka deklaruar se gjatë vitit të kaluar ka pasur tensione me vendet e tjera evropiane dhe NATO-n.

Ai thotë se Rusia “i kërkoi Evropës të gjente një kompromis të drejtë, por ata nuk donin të na dëgjonin”, po ashtu potencoi se ata po përgatisnin një operacion ndëshkues në Donbas, në Ukrainën lindore, në zonën ku ai tha se operacionet e Rusisë janë të fokusuara, transmeton “Telegrafi”.

Rusia përgatit paradën masive me rastin e Ditës së Fitores së nëntë majit duke kërkuar të legjitimojë luftën me Ukrainën

“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar”.

Nuk pati asnjë njoftim në fjalimin e Presidentit Putin për Ditën e Fitores, siç kishin parashikuar disa. Por, në fjalimin e tij, kreu i Kremlinit u përpoq të justifikonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë, duke thënë se NATO dhe Ukraina po krijonte kërcënime “të papranueshme për ne” në kufijtë e Rusisë.

Megjithatë, shumica e botës dhe organet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, e konsiderojnë Rusinë agresore dhe operacionin e Moskës në Ukrainë e quajnë pushtim të paligjshëm.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika