Putini i kërkon Kim Jong Unit forcimin e marrëdhënieve “në të gjitha frontet”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka kërkuar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, forcimin e marrëdhënieve “në të gjitha frontet” mes dy vende të tyre

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, dhe presidenti i Koresë Veriore Kim Jong Un

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka kërkuar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, forcimin e marrëdhënieve “në të gjitha frontet” mes dy vende të tyre, në një mesazh urimi për 75-vjetorin e themelimit të Koresë së Veriut më 9 shtator.

“Jam i bindur se falë përpjekjeve tona të përbashkëta, ne do të vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe në të gjitha frontet”, tha Putini në një mesazh dërguar Kimit, sipas Kremlinit.

Ai shtoi se “kjo i plotëson në tërësi kërkesat e popujve tanë” dhe ndihmon në garantimin e “stabilitetit dhe sigurisë në Gadishullin Korean dhe në verilindje të Azisë”.

Putini theksoi se Bashkimi Sovjetik ishte vendi i parë që e njohu regjimin e Koresë së Veriut dhe tha se “që nga atëherë marrëdhëniet mes dy vendeve tona gjithmonë kanë qenë të bazuara në parimet e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe respektit të ndërsjellë”.

Raportohet se Kim Jong Uni dhe Putini mund të takohen së shpejti për të biseduar për furnizimin e Rusisë me armë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi më 5 shtator se Koreja e Veriut do ta “paguajë shtrenjtë” nëse e furnizon Rusinë me armatim për luftën e saj në Ukrainë.

Rusia, e goditur nga sanksionet, është e etur për të siguruar më shumë furnizim me armë nga aleatët e vet, në mënyrë që ta përforcojë ushtrinë e vet në një kohë kur Kievi po e vazhdon kundërofensivën për ta çliruar territorin e vet.

Këshilltari i presidentit amerikan, Joe Biden, për siguri kombëtare, Jake Sullivan, tha të martën e kaluar se Peniani dhe Moska synojnë “bisedime në nivel liderësh, madje takim kokë me kokë” për nevojën e Rusisë për armatim.

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, udhëtoi drejt Koresë së Veriut në korrik në kërkim të sigurimit të municionit shtesë për luftë, tha Shtëpia e Bardhë. /REL

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika