Putini në udhëtimin e parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të vizitojë dy shtete të vogla ish-sovjetike në Azinë qendrore këtë javë, sipas televizionit shtetëror rus. Ky do të jetë udhëtimi i parë i njohur i liderit rus jashtë vendit që kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të vizitojë dy shtete të vogla ish-sovjetike në Azinë Qendrore gjatë kësaj jave.

Kështu ka njoftuar televizioni shtetëror rus të dielën, ku theksohet se ky do të jetë udhëtimi i parë i njohur i udhëheqësit rus jashtë vendit që kur ai urdhëroi sulmin ndaj Ukrainës.

Sulmi rus ndaj Ukrainës që filloi më 24 shkurt ka shkaktuar vrasjen e mijëra njerëzve, zhvendosjen e miliona njerëzve të tjerë dhe ka çuar në sanksione të rënda financiare nga Perëndimi.

Për të njëjtat, presidenti Putin thotë se janë një arsye më shumë për të ndërtuar lidhje më të forta tregtare me fuqi të tjera si Kina, India dhe Irani, shkruan VOA.

Pavel Zarubin, korrespondenti i televizionit shtetëror “Rossiya 1” në Kremlin, ka thënë se Putini do të vizitojë Taxhikistanin dhe Turkmenistanin dhe më pas do të takohet me presidentin indonezian Joko Widodo për bisedime në Moskë.

Në Dushanbe, Vladimir Putin do të takohet me Presidentin e Taxhikistanit Emomali Rahmon, një aleat i ngushtë rus dhe sundimtari më jetëgjatë i një shteti ish-sovjetik.

Në Ashgabat, ai do të marrë pjesë në një samit të vendeve të Kaspikut, ku do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e Azerbajxhanit, Kazakistanit, Iranit dhe Turkmenistanit, është shprehur Zarubin.

Udhëtimi i fundit i njohur i Putinit jashtë Rusisë ishte një vizitë në Pekin në fillim të shkurtit, ku ai dhe presidenti kinez Xi Jinping nënshkruan një traktat miqësie “pa kufij” disa orë përpara se ata të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore.

Ukraina e ka quajtur pushtimin e territoreve të saj nga Rusia një rrëmbim toke të stilit perandorak.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika