Putini njofton se do ta vizitojë Kinën në maj

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se synon ta vizitojë Kinën gjatë muajit të ardhshëm, duke e bërë këtë njoftim gjatë një kongresi të Unionit Rus të Industrialistëve dhe të Sipërmarrësve më 25 prill në Moskë. Megjithatë, ai nuk ka specifikuar datën e saktë të vizitës, duke mos dhënë detaje në lidhje me këtë çështje

Presidenti kinez Xi Jinping, majtas, dhe presidenti rus Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se synon ta vizitojë Kinën gjatë muajit të ardhshëm.

Putini e bëri këtë njoftim gjatë një kongresi të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve më 25 prill në Moskë.

Ai nuk ka treguar se kur do ta bëjë këtë vizitë saktësisht, e as nuk dha hollësi të tjera rreth saj.

Izolimi i vazhdueshëm ekonomik dhe diplomatik i Rusisë, si pasojë e luftës së saj kundër Ukrainës, e ka bërë Moskën tejet të varur nga Kina.

Sipas një vlerësimi amerikan së fundmi, Kina është duke i shitur vazhdimisht Rusisë vegla të makinerisë, mikroelektronika dhe teknologji të tjera.

Këto vegla, Moska po i përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë luftarakë dhe armë të tjera për t’i përdorur në luftë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kina ka thënë vazhdimisht se nuk i ofron Rusisë armë e as ndihmë ushtarake, megjithëse i ka ruajtur lidhjet e fuqishme ekonomike me të.

Pekini nuk i ka dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake vdekjeprurëse Rusisë, dhe ka kërkuar ta ruajë veten si një vend neutral karshi luftës në Ukrainë.

Megjithatë, ajo nuk i ka dënuar veprimet e Moskës dhe më 2022 deklaroi se ka miqësi “pa kufizime” me Rusinë. Kina i ka dënuar sanksionet e Perëndimit kundër Moskës dhe i ka akuzuar NATO-n dhe SHBA-në se e nxitën pushtimin e Ukrainës nga Putini.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika