Qalaj: Albulena Haxhiu nuk kalon, qëndrimi i PDK-së s’ndryshon as pas një muaji

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë sot para Kuvendit se qëndrimi i partisë së tij për emrin e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit mbetet i pandryshuar.

“Qëndrimi i PDK-së është i njëjtë, nuk ka ndryshuar, nuk ndryshon sot, as pas 48 orëve, nuk do të ndryshojë as pas një jave apo një muaji. Sa i përket zonjës Haxhiu, te PDK-ja nuk kalon”, deklaroi Qalaj.

Ai theksoi se nuk është në dorën e PDK-së të kërkojë takime, pasi këtë e përcakton koalicioni që ka më shumë vota në legjislaturë, por sipas tij, duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët për të ecur përpara.

Këto deklarime vijnë në ditën kur Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sërish për tentativën e tetë për të konstituuar institucionin, ndërsa kjo është hera e pestë që emri i Albulena Haxhiut del për votim për kryeparlamentare. Asaj i mungojnë edhe katër vota për t’u zgjedhur, vota që vazhdojnë të mungojnë për shkak të qëndrimit të opozitës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika