Qalaj: E kemi përkrahur tentativën për të shtrirë ligjshmërinë në veri, por jo me vendim të kontestuar ligjërisht siç është ‘Qortimi’

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat e paligjshme “KM” është jo i zbatueshëm ligjërisht, sipas ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaj,





Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës , Rashit Qalaj, ka treguar se ai së bashku me Partinë Demokratike të Kosovës, në të cilën është anëtar, e kishin përkrahur vendimin e Qeverisë Kurti II për targat e paligjshme “KM”, por Qalaj ka thënë se ajo çfarë ka bërë Kurti me modifikimin e vendimit, ka qenë e jashtëligjshme, pasi sipas tij, nuk ka logjikë që një person të “qortohet” 21 ditë me radhë.

“E kemi përkrahur tentativën për të shtrirë ligjshmërinë, por jo me vendim të kontestuar ligjërisht. Vendimi i Qeverisë për targat është jo i zbatueshëm ligjërisht”, ka deklarua Qalaj.

Sipas tij, askund ligji për trafikun rrugore nuk shkruan se policia e Kosovës mundet 21 ditë ta “Qortojë” një njeri.

“Qortimin mund ta bësh për ndonjë kundërvajtje, nëse dikujt i është fikur drita e veturës, por jo për regjistrimi”, ka sqaruar ish-kryepolici i Kosovës Qalaj.

“Pastaj e kemi afatin dymujor për gjoba, që askund nuk shkruan se mund ta dënosh një person për ditë”, ka përfunduar ai.





Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika