Qalaj për targat: Qeveria ka dhënë kohë mjaftueshëm, të shtyhet afati po pati diçka konkrete në tavolinë

Deputeti nga radhët e PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se ndonëse Qeveria Kurti dha kohë të mjaftueshme për konvertimin e targave, ajo çka mungon është vullneti nga ana e popullit serb që i njëjti t'i kundërvihet vendimeve të Serbisë. Sipas tij, Kurti do duhej të pranonte kërkesën e SHBA-ve vetëm po pati diçka konkrete në tavolinë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj





Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe njëherit, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dhënë mjaftueshëm kohë që targat e qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës të konvertohen në ato të RKS-së.

I ftuar në FIVE të RTV Dukagjini, Qalaj ka thënë se ndonëse Qeveria Kurti dha kohë të mjaftueshme për konvertimin e targave, ajo çka mungon është vullneti nga ana e popullit serb.

“Mendoj që Qeveria e Kosovës ka dhënë mjaftueshëm kohë, kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’i ndërruar targat… mungon vullneti, mungon guximi që t’i kundërvihet popullata serbe vendimeve të Serbisë”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka thënë se është mirë që Kosova të kordinohet mirë me aleatët e saj strategjik dhe se Kurti do të ishte mirë të shtyente afatin për konvertimin e targave po  “pati diçka konkrete në tavolinë”.

“Nuk e di marrëveshjen, nuk e di se çfarë është diskutuar në takime por mendoj se nëse Qeveria e Kosovës ka diçka konkrete në tavolinë që ja vlen të shtyhet, është mirë të shtyhet. Por, nëse nuk ka diçka konkrete lidhur me marrëveshjen finale, siç jemi mësuar nga pala kosovare të kërkohet të shtyhet, mendoj që vendimi duhet të fillojë të implementohet dhe të mos lëkundet nga qëndrimi i saj”, ka deklaruar Qalaj gjersa ka thënë që Serbia nuk mund të pritet pafundësisht që t’u thotë qytetarëve të respektojnë vendimet.

Lista Serbe ka kërkuar takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me zbatimin e marrëveshjes për targat e automjeteve dhe kthimin e atyre ilegale në RKS.

Lidhur me këtë, Qalaj  ka thënë se konsideron që një takim i tillë të jetë i kordinuar. Sipas tij, të dyja palët janë marrur veshë që në emër të qytetarëve serbë, lista serbe të thërret  një takim. Këtë Shalaj e ka quajtur sikurse “farsë”.

Lista Serbe kërkon takim urgjent me Vuçiqin për çështjen e targave

Ndër të tjera, ai ka thënë se pret që në përfundimin e afatit kohor të konvertimit të targave të ketë përpjekje për destabilizim të situatës por krahas kësaj, ai ka thënë se Policia e Kosovës është më se e gatshme.

Për këtë të fundit, ai ka thënë se politika nuk duhej të  ndërhyjë në një institucion sikurse është policia.

“Politika mos të përzihet në Policinë e Kosovës. Kjo e fundit ka pasur kohë  të bëjë planifikime operacioale dhe njëherit, t’i kryej veprimet e veta, ata janë të përgaditur…”, ka deklaruar Qalaj.

PDK-ja ishte ftuar nga ana e Kryeministrit Kurti në një takim me liderët opozitarë mirëpo, e njëjta nuk kishte shkuar në takim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk ka ndërruar mendje sa i përket zbatimit të marrëveshjes për targat e automjeteve dhe kthimin e atyre ilegale në RKS.

Kurti s’e shtyn afatin për targat, refuzon “kërkesën personale” të sekretarit Blinken





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika