Qerimi: Me figurën dhe profilin e Hamzës, PDK synon një nivel të ri lidershipi

Profesori Gëzim Qerimi ka vlerësuar se fjalimi i Bedri Hamzës ishte një mesazh i qartë për unitet, bashkëpunim dhe tejkalim të ndarjeve të brendshme, duke reflektuar qasjen e një lideri që synon konsolidim të partisë. Sipas tij, Hamza u paraqit me tone gjithëpërfshirëse, duke i dhënë PDK-së një orientim të ri drejt forcimit të radhëve dhe rikthimit të besimit qytetar

Profesori Gëzim Qerimi, në një lidhje direkte në emisionin Five në RTV Dukagjini, ka vlerësuar fjalimin e kryetarit të ri të PDK-së, Bedri Hamza, duke theksuar se ai ishte një fjalim që “thërret për unitet dhe bashkëpunim”.

“Një fjalim përtej partisë politike. Vlerësoj se nuk ka bërë gabime të cilat janë të theksuara, duke pas parasysh se në Zgjedhjet Lokale, PDK ka dalë si forca numër një në vend, por gjithashtu edhe me asambleist”, tha Qerimi.

Ai shtoi se profili personal dhe publik i Hamzës ka ndikuar që partia të marrë një drejtim të ri:
“Duke pas parasysh figurën e Bedri Hamzës dhe opinionin pozitiv tek qytetarët, PDK ka vendosë që të përfaqësohet në një nivel tjetër, në lidershipin e saj”.

Sipas Qerimit, fjalimi i Hamzës përçon mesazhin e një udhëheqjeje konsoliduese, duke reflektuar ambicien e PDK-së për ta forcuar rolin e saj në skenën politike të vendit.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika