Qeriqi: Serbia me çdo kusht po mundohet të gjykojë pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Xhevdet Qeriqi nga Shoqata e Invalidëve të luftës ka folur se si e ka parë zgjerimin e aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke thënë se shteti serb qëndron pas shtytjes për gjykim me çdo kusht të të akuzuarve

Xhevdet Qeriqi

I ftuar tek emisioni “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Xhevdet Qeriqi, përfaqësues i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së Kosovës, ka thënë se nuk ka pasur asnjë takim me të akuzuarit e Gjykatës së Lartë të Hagës, gjatë kohës së luftës.

Ai ka thënë se një takim i tillë ishte zhvilluar pas luftës, për shkak të kontrollimit të pjesës së Neredimes nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Gjatë kësaj kohe unë nuk e kam takuar asnjë eprorë të lartë të Shtabit të Përgjithshëm”, ka thënë ai.

Sipas tij, Serbia është duke bërë përpjekje të vazhdueshme me disa metoda, me të cilat me çdo kusht dëshiron që t’i gjykojnë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeriqi përmendi edhe raportin e senatorit Dick Marty, i cili ka qenë një ndër përpjekjet e tyre, por sipas tij, në momentin që ky proces gjyqësor do të përfundojë, të gjithë do të shpallen të pafajshëm.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika