Qeveria: Buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra miliona euro në vit

Sipas qeverisë, udhërrëfyesi i dakorduar mes Kosovës e Serbisë do të mundësojë furnizimin, faturimin dhe inkasimin e pagesave për konsumin e energjisë elektrike në katër komunat veriore, atë të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore

Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajcak

Marrëveshja për energji elektrike e nënshkruar të martën, sipas Qeverisë së Kosovës, do të mundësojë kursimin e dhjetëra miliona eurove në vit.

“Me këtë marrëveshje, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të veriut të vendit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas njoftimit, marrëveshja pos tjerash do të mundësojë “furnizimin, faturimin dhe inkasimin e pagesave për konsumin e energjisë elektrike në 4 komunat e veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, në bazë të sistemit rregullativ dhe ligjor të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, në njoftim thuhet se shërbimet si vendosja e matёsve tё energjisë, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi do t’i nënkontraktohen operatorit Elektrosever, që do të licensohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kurse zbatimin e saj do ta monitorojë Bashkimi Evropian.

Arrihet marrëveshja mbi energjinë

Udhërrëfyesi i zbatimit të marrëveshjeve energjetike

Me qëllim të tejkalimit të krizës dhe problemeve në sektorin e energjisë, duke marrë parasysh Marrëveshjet në lidhje me Energjinë e datës 8 shtator 2013 dhe konkluzionet e lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013 dhe të datës 24 gusht 2015, është rënë dakord për sa vijon Udhërrëfyesi:

1: ZRRE do t’i lëshojë një licencë furnizimi Elektroserver. ZRRE do të sigurojë pajtueshmërinë me kushtet e përcaktuara me licencën e furnizimit, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.

2: Brenda shtatë ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroserver do t’i ofrojë KEDS-it dhe KOSTT-it të dhënat më të fundit të disponueshme për konsumatorët, përmes BE-së.

3: Brenda 10 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, Elektroserver do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in për të operuar në tregun energjetik të Kosovës, d.m.th. Përgjegjësia me KOSTT-in, Marrëveshja e Kyçjes me KEDS-in, dhe një marrëveshje komerciale me KEDS-in për ofrimin e shërbimeve të shpërndarjes (faturimi, arkëtimi, mirëmbajtja dhe kyçja fizike e konsumatorëve të rinj), në katër komunat veriore me shumicë serbe, sipas paragrafit 1 të nenit. 5 të Marrëveshjes 2013.

4: Brenda 15 ditësh të nënshkrimit të marrëveshjeve teknike me KOSTT, Elektrosever do të sigurojë një Kod identifikimi energjetik, me qëllim që anticipojnë në licencën e furnizimit.

5: Në pajtueshmëri me art.14 i marrëveshjes së vitit 2015, brenda 30 ditësh për liqencën e furnizimit KEDS dhe KOST, do të kenë akses në substacionin Valac/Vallaq, gjithashtu edhe të tjera transmisione dhe në infrastrukturën shpërndarëse.

6: Brenda 45 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, KOSTT dhe KEDS, pas konsultimit me Elektroserver, do t’i dorëzojnë ZRrE-së planin e investimeve dhe kostot e kërkuara të mirëmbajtjes dhe humbjet e rrjetit, bazuar në konsideratat e hollësishme të infrastrukturës ekzistuese.

7: Brenda 21 ditësh, pas hyrjes në fuqi të planit investues dhe kostos së kërkuar për mirëmbajtje dhe kostos së shtrirjes, ERO do të aprovojë në parim këto plane, kosto, edhe shpenzime.

8: Në rast të mospërputhjes me dispozitat e këtyre Konkluzioneve të rënë dakord pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, ZRRE mund të vendosë, të pezullojë ose të tërheqë licencën e furnizimit të dhënë për Elektrosever, me kusht që të konsultohet paraprakisht ndërmjet palëve lehtësuar nga BE-ja, gjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh. BE-ja do të japë një opinion ekspert, nëse kërkohet nga të paktën njëra nga palët.

9: Zbatimi i suksesshëm i udhërrëfyesit të dakorduar është pa paragjykim ndaj detyrimeve të palëve për të zbatuar plotësisht Marrëveshjet e Energjisë nga 2013 dhe 2015.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika