Qeveria e re në Serbi “forcon vizionin” drejt “botës serbe”

Eksperti i çështjeve të sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, dhe analisti kosovar, Albinot Maloku, kanë shprehur shqetësimin për përfshirjen e Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviq në Qeverinë e re serbe. Shtuni e sheh këtë si një sinjal shqetësues që forcon ultranacionalizmin dhe vizionin e “botës serbe”. Ai gjithashtu ka theksuar se afërsia e Vulinit me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe natyra e tij kriminale nuk premtojnë asgjë të mirë. Nga ana tjetër, Maloku ka krahasuar Qeverinë e re serbe me Qeverinë e Sllobodan Millosheviqit dhe ka kritikuar faktorin ndërkombëtar për mungesën e reagimit ndaj kësaj situate

Aleksandër Vulin e Nenad Popoviq janë pjesë Qeverisë së re serbe.

E kjo ka ngritur shqetësime se nga ardhja e të sanksionuarve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të forcohet ultranacionalizmi dhe vizioni i “botës serbe”.

Eksperti i çështjeve të sigurisë ndërkombëtare që punon në ShBA, Adrian Shtuni, e sheh këtë si shumë shqetësuese për Ballkanin.

“Zgjedhje e personave si Aleksandër Vulin e Nenad Popoviq në pozita të larta shtetërore, gjegjësisht si zëvendëskryeministër dhe ministër është një sinjal mjaftë shqetësuese që vjen nga Serbia. Duke e ditur se çfarë përfaqësojnë ata, kryesisht po flas për Vuilin ishin dy gjëra këtu, metaforikisht ishte një notë proteste ndaj SHB-ve dhe Evropës për mbështetjen ndaj Kosovës në Këshill të Evropës, po edhe kushteve të reja që i kanë venë Serbisë për normalizim me Kosovën nëse dëshiron të vazhdojë në trajektoret e BE-së.

Dhe e dyta ishte një mesazh që forcon sinjalizimin e linjës pro Putnin në Beograd, pro ultranacionaliste e pro vizionit të saj që njihej si ‘bota serbe’, dihet që eksponteti kryesor i saj është Vulini. Gjë që nuk i shërben stabiliteti në Ballkan. Ky nuk eshë opsionin personal, le të jemi të qartë këtu, ky është përfundim logjik i bazuar në ato çka apo shohim dhe në vlerësimet e autoriteteve amerikane, gjegjësisht, po flas vlerësim për Vulin dhe Popuvia nga Departamenti i Thesarit amerikan vjet”

Shtuni ka thënë se duke parë afërsinë e Vulinit me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe llojin e kriminelit që është nuk mund të pritet asgjë e mirë nga ai.

Kurse, për analistin kosovar, Albinot Maloku, Qeveria e re serbe është një qeveri “copy-paste” e Qeverisë, Sllobodan Millosheviqit, kasapit të Ballkanit.

“Internat është që faktori ndërkombëtar nuk po është i gatshëm të reagojë, përkundrazi, e keni parasysh komisionari Varhely e uroi qeverinë e re të Serbisë. Qeveri e re e cila është ‘copy-paste’ e Qeverisë së Millosheviqit për nga mentaliteti dhe përçarja. Dhe unë konsideroj këto momente si kjo e Parlamentit britanik do të duhej edhe faktori sidomos  perëndimor t’i merrte parasysh dhe të reagonte”,  ka thënë Maloku në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika