“Qeveria e re s’ka vizion të njëjtë”, Abazoviq tregon pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE

"“Gjatë mandatit tim, ne e mbështetëm tërësisht Kosovën. Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera"

Kryeministri në mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Nëse Dritan Abazoviq do të ishte ende kryeministër, Mali i Zi nuk do të votonte kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një intervistë në Euronews Albania në Bruksel, Abazoviq e arsyetoi kështu qëndrimin e vendit të tij, kundër Kosovës në KiE.

“Gjatë mandatit tim, ne e mbështetëm tërësisht Kosovën. Por ky është realiteti i ri. Kjo ndodh sepse mazhoranca është krijuar me parti që nuk ndajnë të njëjtin vizion, programe dhe vlera. Ata mendojnë se kjo mund të funksionojë, unë them të kundërtën”, ka thënë Abazoviq.

I pyetur për mungesën e rezultateve konkrete në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Abazoviq bëri një apel për të dyja palët.

“I kemi humbur 20 vite, nuk mund të presim edhe 20 të tjera, por duhet të jemi konkretë. Unë e mbështes gjetjen e marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës dhe i ftoj të dyja palët, qeveritë, udhëheqësit të ulen së bashku dhe të gjejnë zgjidhjen për të ardhmen e atyre njerëzve që jetën e tyre e shohin në rajon”, ka shtuar ai.

Sa i takon procesit të rëndësishëm zgjedhor në të cilin do të përfshihet Bashkimi Europian, Abazoviq u shpreh se një triumf i ekstremit të djathtë nuk do të ndihmonte zgjerimin e bllokut europian.

“Do të jetë mesazh shumë i keq për ne sepse askush nuk do të kthehet në të shkuarën. Ideja është të kemi vizion për të ardhmen. Duhet të shohim më shumë solidaritet në Europë, jo të kundërtën. Unë mbështes partitë që promovojnë zgjerimin. Duhet të kuptojmë se zgjerimi nuk është vetëm në dobi të vendeve tona, por është investim në sigurinë dhe të ardhmen e Europës”, ka theksuar ish-kryeminsitri.

Përtej bashkëpunimit të mirë me presidenten aktuale të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Abazoviç sheh nevojën për një frymë të re.

“Të jem i sinqertë, mendoj se do të jetë mirë për Komisionin Europian që të rifreskohet. Mendoj se në disa aspekte mund të jetë më konkret, të prodhojë më shumë rezultate. Mendoj se Europa mund të jetë më produktive se tani”.

Kujtojmë se Republika e Kosovës e ka kaluar me sukses votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Me 31 vota pro, katër kundër dhe një abstenim, është miratuar opinioni pozitiv i raportueses, Dora Bakoyannis.

Përpos Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës ka votuar edhe përfaqësuesja e Malit të Zi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika