Qeveria i kërkon autorizimet e Osmanit që Bislimi të nënshkruajë amendamente me BE-në

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën miratoi disa nisma në lidhje me fondet IPA me Bashkimin Europian

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar disa nisma që kanë të bëjnë me programin IPA.

Qeveria po ashtu ka aprovuar dy vendime që kërkojnë nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për nënshkrimin e dy amendamenteve për marrëveshje financiare me Bashkimin Europian.

Më poshtë mund t’i lexoni nismat që i ka miratuar Qeveria:

Nisma “Amendamenti Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa e parë”.

Nismën për “Amendamentin Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”.

Nismën për “Amendamentin Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e parë”.

Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2017, pjesa 2.

Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e “Amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2018”. 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika